Ferrari i nënshtrohet rregullave të Bahreinit

Formula 1

Ferrari i nënshtrohet rregullave të Bahreinit

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:17
Ferrari i nënshtrohet rregullave të Bahreinit

E gjithë skuadra Ferrari do të kryejë vaksinën anti-Covid në Bahrein.

Drejtuesit e “kokëkuqes” kanë pranuar ofertën që ka bërë shteti arab, për të vaksinuar falas të gjithë ata që dëshirojnë, stafet e skuadrave të Formula 1, në prag të garës së parë sezonale që do të zhvillohet në pistën e Sakhir, më 28 mars.

Formula 1 ka refuzuar ofertën që erdhi javën e kaluar nga Bahrein, por duket se “Ferrari” ka tjetër mendim. Vaksinimi do të nisë që këtë javë, pasi në pistën e “Sakhir” do të zhvillohen 3 ditë teste. I gjithë stafi do të qëndrojë aty gjatë kësaj periudhe 2-javore dhe koha për të marrë edhe dozën e dytë është e mjaftueshme (10 dhe 28 mars).

Për sa i përket pilotëve, mësohet se vaksinën do ta kryejë vetëm spanjolli Karlos Sainz. Ndërsa Sharll Lekler, që është infektuar më herët me koronavirus dhe e ka kaluar, nuk do ta kryejë vaksinën (është i imunizuar). Procedura e vaksinimit të skuadrës “Ferrari” do të kryhet në një qendër shëndetësore pranë pistës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat