Vinales fiton garën e parë

Formula 1

Vinales fiton garën e parë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 20:26
Vinales fiton garën e parë

Piloti spanjoll i Yamaha, Maverick Vinales, fitoi sot garën e Çmimit të madh të Katarit në MotoGP, gara e parë sezonale, zhvilluar në pistën e Losail. Ai la pas francezin Johann Zarco me Ducati Pramac (i dyti) dhe italianin Francesco Bagnaia me Ducatin zyrtar (i treti), ndërsa i katërti u klasifikua spanjolli Juan mir me Suzuki, kampioni i botës në fuqi.

Këta katër pilotë dueluan nga xhiro e parë deri tek e fundit për fitoren. Pas mesit të garës, Vinales merr kreun dhe shkëputet disi nga tri pilotët e tjerë, duke e merituar fitorenn.

Mjaft e bukur gara për vendin e dytë, me dy pilotët e Ducati që parakalojnë Suzukin e Mir në metrat e fundit të vijës së drejtë, me motorin italian që bëri diferencën.

Debutimi i Valentino Rossi me Yamaha Petronas ishte për t’u harruar, pasi italiani u klasifikua në vendin e 12-të, shumë larg kryesuesve.

Renditja e garës së Katarit: 1. Vinales 2. Zarco 3. Bagnaia 4. Mir 5. Quartararo 6. Rins 7. A. Espargaro 8. P. Espargaro 9. Miller 10. Bastianini 11. Bradl 12. Rossi 13. Oliveira 14. Binder 15. Martin 16. Marini 17. Lecuona 18. Morbidelli 19. Savador.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat