I premton besnikëri Ferrarit

Formula 1

I premton besnikëri Ferrarit

Më: 7 prill 2021 Në ora: 12:45
I premton besnikëri Ferrarit

Charles Leclerc i premton besnikëri Ferrarit dhe kërkon të shtyjë edhe më tej kontratën që ka me makinën italiane në Formula 1.

Kontrata aktuale, firmosur verën e kaluar, skadon në vitin 2024, por piloti monogask kërkon të qëndrojë edhe më gjatë te “kokëkuqja”.

“Kam një kontratë deri në vitin 2024, por dua ta rinovoj që tani. Dua të qëndroj këtu sa më gjatë.

Pavarësisht vështirësive të viteve të fundit, unë besoj te Ferrari dhe te personat që punojnë aty”, u shpreh Charles Leclerc, në sezonin e tij të tretë me njëvendëshen italiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat