Verstappen paralajmëron Hamilton

Formula 1

Verstappen paralajmëron Hamilton

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:41
Verstappen paralajmëron Hamilton

“Asnjëherë nuk jam ndjerë më mirë se sot. Jam i karikuar dhe gati për të dhënë maksimumin përgjatë gjithë sezonit.

Ashtu sikurse kam qenë gjithnjë”. Ka qenë kjo deklarata e dhënë sot nga Max Verstappen, piloti holandez i Red Bull.

Ai u klasifikua i dyti në garën e parë sezonale në Bahrein dhe synon të triumfojë në pistën e Imola, në garën e radhës. Max konsiderohet si rivali kryesor për titull i Leëis Hamilton.

“Nëse shoh shifrat, mund të them se Max i këtij viti është më në formë se ai i sezonit të kaluar.

Uroj që makina Red Bull të jetë po aq e shpejtë sa ajo e garës së parë, pasi unë do të jap maksimumin tim për të fituar”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat