Bottas lë pas Hamilton e Verstappen në provat e lira

Formula 1

Bottas lë pas Hamilton e Verstappen në provat e lira

Më: 16 prill 2021 Në ora: 12:51
Bottas lë pas Hamilton e Verstappen në provat e lira

Bottas lë pas Hamilton e Verstappen në provat e lira, buzëqesh Ferrari!

Valtteri Bottas me Mercedes dha kohën më të shpejtë në pistën e Imola mesditën e sotme, gjatë sesionit të parë të provave të lira. Finlandezi realizoi kohën 1’16”564, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton.

Në vendin e tretë u rendit Max Verstappen me Red Bull, ndërsa i katërti Charles Leclerc me Ferrari.

Në këto prova Ferrari u paraqit mirë, teksa Carlos Sainz me “kokëkuqen” tjetër u rendit në vendin e gjashtë (Pierre Gasly me Alpha Tauri u klasifikua mes dy makinave Ferrari).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat