Red Bull sfidë Mercedesit

Formula 1

Red Bull sfidë Mercedesit

Më: 7 maj 2021 Në ora: 12:57
Red Bull sfidë Mercedesit

Pak javë më parë, skuadra e Red Bull zyrtarizoi transferimin e inxhinierit të njohur Ben Hodgiknson nga Mercedes, një nga drejtuesit e sektorit të motorëve të makinës gjermane, që tashmë punon për rivalët austriakë.

Kjo gjë ka shqetësuar kjo pak drejtuesin e Mercedes, Toto Wolff, pasi ai transferim është pasuar sot nga 5 të tjerë.

Red Bull, ka zyrtarizuar sot disa ndryshime në stafin e saj, duke konfirmuar ardhjen e Steve Blewett (drejtori i prodhimit); Omid Mostaghimi (përgjegjës i elektronikës dhe propulsorëve); Anton Mayo (përgjegjës i projektimit të ICE); Pip Clode (përgjegjës i mekanikës së motorit) dhe Steve Brodie (lider grupi).

Të pestë këta persona, deri në garën e fundit punonin për Mercedes, por tashmë kanë kaluar te rivalët e Red Bull, pas ofertës që u ka bërë makina austriake. Duket se drejtori sportiv i Red Bull, Christian Horner, ka vendosur të zgjedhë më të mirët dhe këtë gjë e ka bërë duke ua rrëmbyer ato rivalëve të Mercedes, duke sfiduar skuadrën kampione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat