Sachsenring do të presë garat e MotoGP-së

Formula 1

Sachsenring do të presë garat e MotoGP-së

Më: 14 maj 2021 Në ora: 13:52
Sachsenring do të presë garat e MotoGP-së

Sachsenring do të presë garat e MotoGP-së edhe për pesë sezonet e ardhshme.

Pista e famshme gjermane siguroi në këtë mënyrë të drejtën për të pritur garat e kampionatit botëror të motoçiklizmit deri në fundin e vitit 2026.

Sachsenring është një ndër pistat më të vjetra në vendin teuton dhe cirkuiti pranë Chemnitz-it ka pritur gara gjithashtu edhe para Luftës së Dytë Botërore, nga 1934 deri në vitin 1939, ku u garoi në kategoritë 250, 350 dhe 500 cc.

Kampionati botëror i motoçiklizmit në të vërtetë startoi kohë më pas, më saktë në vitin 1949, megjithatë Gjermania u përfshi në kalendarin zyrtar të garave të këtij aktiviteti dy vjet më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat