Njoftim i rëndësishëm që ka të bëjë me Drag Race II

Formula 1

Njoftim i rëndësishëm që ka të bëjë me Drag Race II

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 19:48
Njoftim i rëndësishëm që ka të bëjë me Drag Race II

Drag Race II nisi të shtunën në mëngjes, në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, por u ndërpre për shkak të shiut dhe gjithçka pritet të vazhdojë të dielën, për çka organizatori, Eurogoma RT, në bashkëpunim me FASK-un ka një njoftim të rëndësishëm. 

Garuesit e rinj, regjistrimin për garë do të mund ta bëjnë në hyrje të pistës dhe atë në intervalin kohor preh 09:00 – 10:00. 

Po ashtu, është bërë e ditur se të dielën do të startohet me klasën 15 sekonda për të vazhduar me ato më të shpejta.

Organizatorët shpresojnë që të dielën moti të jetë më i përshtatshëm për garë dhe ajo të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat