Hamilton: Nuk duhet të jemi pesimistë

Formula 1

Hamilton: Nuk duhet të jemi pesimistë

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 11:49
Hamilton: Nuk duhet të jemi pesimistë

Sporti i Formula 1 ka qenë “pronë” e tij në 7 vitet e fundit, ku ka fituar 6 titujt kampionë bote.

Gjithsesi, ky sezon duket i vështirë për britanikun Lewis Hamilton, pasi makina e tij Mercedes ka hasur në konkurrencën e fortë të Red Bull.

“Jemi duke punuar për të reduktuar diferencën që kemi me Red Bull. Kjo vlen si për garën e radhës ashtu dhe për pjesën e dytë të sezonit. Po i afrohemi kësaj gare të radhës në Austri në një mënyrë pozitive”, tha Hamilton.

“Nuk duhet të jemi pesimistë, pasi kemi inxhinierët më të mirë. Po vazhdojmë të punojmë me makinën dhe në këtë garë të dytë në Austri kemi më shumë informacion dhe më të përgatitur për të dueluar me Red Bull”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat