Pas incidentit me Verstappen në Silverstone

Formula 1

Pas incidentit me Verstappen në Silverstone

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 11:30
Pas incidentit me Verstappen në Silverstone

Pas incidentit me Verstappen në Silverstone, llogaria e ekipit gjerman të Mercedesit, u shënjestrua me fyerje të shumta ndaj kampionit të Anglisë. Reagon FIA me një komunikatë, por edhe mesazh solidaritetit nga Red Bull.

Aksidenti midis Lewis Hamilton dhe Max Verstappen në xhiron e parë të GP të Britanisë shkaktoi polemika dhe diskutime të të gjitha llojeve. Hamilton u konsiderua përgjegjës nga komisarët e garës, të cilët i dhanë atij një penallti prej 10 sekondash, pavarësisht se ai arriti të fitonte garën, pas një dueli të bukur me Charles Leclerc të Ferrarit.

Në xhiron e parë të Grand Prix të Britanisë, gara që u zhvilluan në pistën e Silverstone, në kthesën 9, Hamilton ishte protagonist i një kontakti me Max Verstappen, çka i kushtoi daljen jasht gare holandezit të Red Bull dhe një penallti prej 10 sekondash për kampionin botëror të Mercedesit.

Mesazhet raciste kundër Hamiltonit u dërguan gjatë gjithë ditës në kanalet sociale të Mercedesit, duke përfshirë emoji majmunësh dhe fyerje të tjera. Këtë mëngjes ekipi nga Stuttgarti, FIA dhe F1 lëshuan ​​një deklaratë të përbashkët për incidentin:

“Gjatë dhe pas GP të Britanisë të së dielës, Lewis Hamilton ishte subjekt i rasteve të shumta të abuzimit racist në mediat sociale, pas një aksidenti garash. Formula 1, FIA dhe Mercedes-AMG Petronas e dënojnë këtë sjellje me vendosmërinë më të madhe.

Këta njerëz nuk kanë vend në sportin tonë dhe ne kërkojmë që fajtorët të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Formula 1, FIA, drejtuesit dhe ekipet, po punojnë për të ndërtuar një sport më të larmishëm dhe gjithëpërfshirës ​​dhe raste të tilla të papranueshme të abuzimit në internet duhet të theksohen dhe eliminohen”.

Nuk mungoi gjithatu edhe mesazhi i solidaritetit i Red Bull-it: “Edhe pse rivalë të mëdhenj në pistë, ne të gjithë jemi të bashkuar kundër racizmit. Ne dënojmë abuzimet e të gjitha llojeve kundër ekipit tonë, kundërshtarëve dhe tifozëve. Si ekip, ne jemi të neveritur dhe të trishtuar nga abuzimi social racist kundër Lewis pas incidentit me Max. Nuk ka asnjë justifikim, nuk ka vend për këtë në sportin tonë dhe fajtorët duhet të mbajnë përgjegjësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat