Hamilton sfidon Red Bullin

Formula 1

Hamilton sfidon Red Bullin

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 12:50
Hamilton sfidon Red Bullin

Modifikimet që makina Mercedes paraqiti në pistën e Silverstone duket se ekuilibruan disi situatën mes makinës gjermane dhe rivalëve të Red Bull. Fakt është që Mercedes kryeson si renditjen për konstruktorë ashtu dhe atë për pilotë.

Kjo situatë ka kënaqur kampionin e botës në Formula 1, Leëis Hamilton, që shpreson në një paraqitje më të mirë në pjesën e dytë të sezonit. Britaniku shpreson që në pistën belge të SPA të vijojë serinë e fitoreve, pas triumfit në Angli e Hungari.

“Shpresoj që të jemi përpara sa më gjatë edhe pse nuk ka për të qenë e lehtë. Kemi bërë mjaft hapa përpara, duke parë situatën e vështirë që kishim në Montekarlo. Është punuar mirë për të paraqitur disa modifikime të rëndësishme”, tha Hamilton.

“Tani arrijmë të marrim më shumë nga makina jonë. Natyrisht që edhe rivalët do të përmirësohen, por kjo sfidë na motivon më shumë. Mercedes ka treguar gjithnjë se në pjesën e dytë të sezonit është më e shpejtë se në pjesën e parë”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat