Bagnaia triumfon, rihap garën për titull

Formula 1

Bagnaia triumfon, rihap garën për titull

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 15:10
Bagnaia triumfon, rihap garën për titull

Piloti italian Francesco Bagnaia me Ducati fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Spanjës në MotoGP, zhvilluar në pistën spanjolle të Aragon. Ai e nisi garën nga “pole” siguruar dje dhe e ruajti kreun deri në fund, megjithë duelin rrotë më rrotë ndaj Marc Marquez me Honda, që doli i dyti.

Një garë mjaft e bukur, ku Bagnaia dhe Marquez dueluan fort për triumfin, por italiani arrinte gjithnjë të mbante kreun, pavarësisht sulmeve të spanjollit, sidomos në tri xhirot e fundit. Në vendin etretë në pistën e Aragon u klasifikua spanjolli Joan Mir me Suzuki.

Për sa i përket renditjes së përgjithshmë në MotoGP, ajo vijon të kryesohet nga francezi i Yamaha, Fabio Quartararo, me 214 pikë.

Ai ka 53 pikë më shumë se Bagnaia dhe 57 pikë më shumë se Mir, që mbajnë ende hapur garën për titullin kampion. Gara e radhës, pas një jave në Itali.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat