Me motor të ri në makinë

Formula 1

Me motor të ri në makinë

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 14:01
Me motor të ri në makinë

Piloti i Ferrarit, Çarls Lekler, do të nis garën për Çmimin e Madh të Rusisë, nga pozita e fundit.

Arsye për një gjë të tillë është ndrrimi i motorit. Skuadra italiane konfirmoi se ka bërë ndrrimin e motorit në makinën e pilotit nga San Marino.

Lekler do të mundohet që të sigurojë një vend në mesin e 10 pilotëve më të mirë në Soçi të Rusisë, duke marë parasysh nisjen nga pozita e fundit. Aktualisht Lekler është në pozitën e 6-të në renditjen e përgjithshme me 106 pikë.

Gara e ardhshme do të zhvillohet në fundjavë në Soçi, ku pritet një luftë e madhe për titullin kampion, në mes Maks Vertapenit dhe Luis Hamiltonit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat