Hamilton paralajmëron Verstappenin

Formula 1

Hamilton paralajmëron Verstappenin

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 12:35
Hamilton paralajmëron Verstappenin

Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, në prag të garës së Turqisë i ka dërguar një mesazh rivalit të tij për titull, Max Verstappen. Piloti britanik i Mercedes i ka kujtuar rivalit holandez të Red Bull se është mësuar me të tilla duele për titull dhe se nuk i trembet sfidës së radhës.

“Max nuk është piloti i parë me të cilin përballem për titull gjatë një botërori.

Gjithnjë të tjerët më kanë vënë në shënjestër, që kur kam qenë i ri. E kam patur numri 1 të stampuar në makinën time edhe para se të mbërrija në Formula 1”, shprehet Hamilton.

“I kam kaluar edhe më parë të tilla situata në Formula 1, që nga Fernando Alonso, Sebastian Vettel, Nico Rosberg e të tjerë.

Ka pilotë që në një moment të konkurrimit gabojnë, ka nga ata që kontrollojnë veten. E rëndësishme është që ky konkurrim të bëhet në siguri, pa vënë në rrezik jetën”, u shpreh Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat