Alonso: Më kujton shumë babanë e tij

Formula 1

Alonso: Më kujton shumë babanë e tij

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:18
Alonso: Më kujton shumë babanë e tij

Piloti spanjoll Fernando Alonso, 2 herë kampion bote në Formula 1, ka folur me superlativa për 21-vjeçarin gjerman Mick Schumacher, djalin e 7 herë kampionit të botës Michael Schumacher.

Alonso e Mick ishin protagonistë në garën e fundit, me spanjollin që pengoi të riun gjerman dhe për këtë incident u penalizua me 5 sekonda.

“Është diçka speciale në sportin tonë që e kemi Mick pjesë e garave të Formula 1. Më kujton shumë babanë e tij, në paraqitjen e jashtme, mënyrën se si ecën, në shprehjet e tij… thuajse në gjithçka.

Madje edhe kur shoh emrin e tij të tabela më kujtohet Michael. Do të më pëlqente që ta shihja duke pilotuar një makinë më kompetitive”, tha Alonso.

Spanjolli, duke kujtuar Michael Schumacher dhe betejat që bënin së bashku në pistë, shton: “Nga ajo periudhë kam mësuar një gjë nga Michael:

Të mos heq dorë kurrë. Michael ka qenë shumë i mirë në marrëdhëniet me mua dhe kishim një respekt reciprok. Më linte të kuptoja se unë do të isha pasardhësi i tij dhe ashtu ndodhi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat