Parashikohet spektakël edhe në SHBA

Formula 1

Parashikohet spektakël edhe në SHBA

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 11:36
Parashikohet spektakël edhe në SHBA

Parashikohet një duel spektakolar në Formula 1 edhe në garën e radhës atë të Austin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mes Max Verstappen dhe Lewis Hamilton dy rivalëve në duelin e ndezur për titull gjatë këtij sezoni.

Holandezi i Red Bull do të niset nga pole-position pasi regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Amerikës.

Vetëm 209 të mijtat e sekondës më i ngadaltë se Verstappen ishte xhiroja e Hamilton që do të niset nga vendi i dytë.

Në rradhën e dytë të nisjes do të pozicionohen Sergio Perez dhe Ferrari i Charles Leclerc i cili zëvendëson në këtë pozicion Valteri Bottas që do të startojë nga pozicioni i 9-të pasi u dënua me 5 vende pasi ndryshoi motorin në makinën e tij Mercedes.

Radha e tretë për Ferrarin tjetër atë të Carlos Sainz Jr. Përsa i përket dy pilotëve të McLaren të dy do të jenë pas shpatullave të dy pilotëve të Ferrarit si Ricciardo ashtu edhe Norris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat