Verstapen, niset i pari në Ostin të SHBA-s

Formula 1

Verstapen, niset i pari në Ostin të SHBA-s

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 19:01
Verstapen, niset i parë në Ostin të SHBA-s

Piloti i skuadrës “Red Bull”, Maks Versapen, do të niset nga pozita e parë në garën për Çmimin e Madh të SHBA-ve, e cila do të zhvillohet në pistën “Ostin”.

Piloti holandez me makinën “Red Bull” ishte më i shpejtë në provat zyrtare, duke lënë pas kampionin aktual, Luis Hamilton me makinën “Mercedes”.

Nga pozita e tretë do të niset kolegu i Verstapenit, meksikani Serhio Perez, para Valateri Botas nga Mercedesi dhe dyshes së pilotëve të Ferrarit, Sharl Lekler dhe Karlos Sainz.

Gara për Çmimin e Madh të SHBA-s, do të nis në orën 21.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat