Hamilton: Nuk ka përfunduar ende

Formula 1

Hamilton: Nuk ka përfunduar ende

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 12:21
Hamilton: Nuk ka përfunduar ende

Lewis Hamilton, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka paralajmëruar rivalët e tij, se beteja për titullin kampion bote në Formula 1 nuk ka përfunduar ende.

Ai u rendit i dyti në garën e fundit në Austin (Amerikë) dhe tashmë është 12 pikë pas Max Verstappen me Red Bull, që triumfoi në këtë pistë.

“Nuk ka përfunduar ende”, ka qenë mesazhi i Hamilton në rrjetet sociale, duke mbajtur lart moralin në prag të sfidës së radhës, pas 10 ditësh në Meksikë.

Deri në fund të sezonit janë ende edhe 5 gara, çka do të thotë se gjithçka është e mundur. Piloti britanik i Mercedes është në kërkim të titullit të tetë kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat