Rossi: Më vjen keq:

Formula 1

Rossi: Më vjen keq:

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 13:18
Rossi: Më vjen keq:

Piloti italian Valentino Rossi do t’i thotë në fund të këtij sezoni lamtumirë garave të MotoGP, pasi do të tërhiqet nga sporti. Ikona e garave të motoçiklizmit, në një intervistë për emisionin “Le Iene”, ka rrëfyer disa detaje nga jeta e karriera e tij.

“Që prej vitit 2015 nuk kam qenë më vetja ime, nuk kam qenë kompetitiv aq sa duhet. Unë kam ende dëshirë të garoj, por tashmë jam 42 vjeç, ndërsa pilotët e tjera gati 20 vjet më të vegjël se unë”, u shpreh Rossi, fitues i 9 titujve kampionë në garat e motoçiklizmit.

“Më vjen keq që nuk e fitova titullin e dhjetë. Sidomos pas gabimit në garën e Valencia, vitin 2015. Ndjej keqardhje për atë sezon dhe që nga ai vit nuk kam qenë më vetja ime”, tha Rossi, që konfirmon se do të vijojë karrierën në garat me makina, në kampionatin Endurance.

Rossi shpreh edhe një fakt interesant në lidhje me fansat e tij: “MotoGP, para meje, ishten sport i njohur por jo aq i famshëm.

"Me mua, shumë njerëz iu afrua këtij sporti, nga fëmijët deri te 80-vjeçarët. Madje me gjyshet 80-vjeçare kam shumë sukses, më duan shumë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat