Hamilton: Kam vuajtur shumë

Formula 1

Hamilton: Kam vuajtur shumë

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 18:35
Hamilton: Kam vuajtur shumë

Racizmi është një fenomen shumë i përhapur nëpër botë, sidomos në sport ku barazia duhet të jetë primare mbi gjithçka. Për këtë temë ka folur ikona e Formula 1, Luis Hamilton.

Anglezi është sulmuar shpesh për ngjyrën e tij të lëkurës. Në 2008-ën disa tifozë u paraqitën me fytyra të ngjyrosura në të zezë dhe me disa bluza me mbishkrimin “Familja Hamilton”.

“E mbaj mend mirë dhimbjen që përjetova atë ditë, por nuk thashë asgjë. Nuk kisha asnjë mbështetje. Askush nuk foli për këtë incident”.

36 vjeçari është i vetmi pilot me ngjyrë në Formula 1. Sipas studimeve të bëra, vetëm 1 përqind e personave që punojnë në këtë industri janë me ngjyrë.

“Asgjë nuk ka ndryshuar. Kam qenë këtu për rreth 15 vjet. Jam shumë i mërzitur për këtë gjë. Shpesh pyes veten se pse më ndodhin mua këto gjëra. Pse unë jam i vetmi pilot me ngjyrë në Formula 1?”, – u shpreh anglezi.

Luis Hamilton ka fituar 7 kampionate botërorë, po aq sa legjenda Mikael Shumaher.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat