Pas atij incidentit...

Formula 1

Pas atij incidentit...

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 11:11
Pas atij incidentit...

Katër vite më parë, Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton ishin protagonistë të një incidenti në pistën e Baku.

Vettel, asokohe me Ferrari, u përplas me britanikun e Mercedes, që uli shpejtësinë nën regjimin e makinës së sigurisë. Pas atij kontakti, Vettel, i inatosur, doli me Ferrari në krah të Hamilton dhe e goditi me rrotën e tij, duke krijuar jo pak polemika.

Pas atij incidenti, Vettel u paraqit në gjykatën e FIA-s në Paris. Kjo dalje në gjykatë ishte pikërisht ditën e tij të lindjes, me pilotin gjerman që festonte 30-vjetorin. Duke kujtuar atë ngjarje, Vettel shprehet se ka dalë para gjykatësve thuajse i dehur, pas festës që kishte organizuar me miqtë një natë më parë.

“Doja të festoja. Ishte 30-vjetori i lindjes, kisha shumë miq në festën që u organizua. Bëmë një festë, pasi një rast special për mua.

Isha i karikuar psikologjikisht: Ishte ditëlindja, aksidenti me Lewis kishte ndodhur pak ditë më parë. Të nesërmen kisha takimin me gjykatësin dhe një natë më parë kisha pirë shumë. Kujtoj që kisha kokën e rëndë, isha i dehur, por shkoi mirë”, tha Vettel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat