E hidhur, vdes Antonia

Formula 1

E hidhur, vdes Antonia

Nga: K.G. Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 13:45
E hidhur, vdes Antonia

Ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare një nga femrat më të bukura në historinë e Formula 1, Antonia Terzi dhe personi që konsiderohet më meritorja për ndryshimin e makinës së Williams.

Terzi ka vdekur pas një aksidenti me makinë në Mbretërinë e Bashkuar.

Italianja ia kushtoi jetën aerodinamikës dhe hyri në botën e “cirkut udhëtues” me ftesë të legjendarit Rory Byrn.

Shumë shpejt Antonia iu bashkua ekipit të Ferrarit si një nga anëtarët më të rëndësishëm. Në ato vite, Ferrari lidhi sukseset, me në krye Michael Schumacherin, dhe pas përfundimit të sezonit 2001, Williams mori një ftesë nga Williams.

Për shkak të flokëve të saj karakteristikë bionde dhe syve të kaltër, ajo konsiderohej si një nga femrat më të bukura në Formula 1 dhe ish-skuadra e saj i tha lamtumirën në Twitter.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për vdekjen e ish-koleges tonë dhe shefes së aerodinamikës, Antonia Terzi. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e Antonia-s në këtë kohë të vështirë”, shkruhet në deklaratën Williams.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat