Hamilton: Nga kjo situatë kemi mësuar shumë

Formula 1

Hamilton: Nga kjo situatë kemi mësuar shumë

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 14:57
Hamilton: Nga kjo situatë kemi mësuar shumë

Ky sezon i Formula 1 mbetet padyshim nga më të vështirët për Lewis Hamilton, që ndodhet 12 pikë pas Max Verstappen në renditjen për pilotë. Gara e radhës është këtë fundjavë në Meksikë, një pistë e vështirë për Mercedes dhe piloti britanik e di që do të vuajë shumë ndaj Red Bull.

“Nuk mendoj se ky është sezoni im më i vështirë, por mund të ishte më i mirë për mua nëse nuk do të kishim lënë pikë rrugës.

Nuk kemi gjithnjë të përkryer dhe nëse gjërat kanë ndjekur këtë rrjedhë ka patur një arsye. Shoh përpara për të marrë maksimumin, duke nisur nga gara e Meksikës”, u shpreh Lewis Hamilton.

“Nga kjo situatë kemi mësuar shumë, për të qenë të përgatitur për garat e mbetura.

Përvoja e akumuluar në gjithë këto vite më ndihmon për të marrë vendimin e duhur në momentet delikate. Ende nuk po jap maksimumin në pistë dhe kjo më bllokon. E di që mund të përmirësohemi”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat