Akuzoi finlandezin...

Formula 1

Akuzoi finlandezin...

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 11:59
Akuzoi finlandezin...

Pas kritikave të një dite më parë ndaj shokut të tij të skuadrës Valtteri Bottas, piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton, ka bërë prapakthehu dhe ka ndryshuar mendim.

Fillimisht ai akuzoi finlandezin për një start të gabuar të garës së Meksikës ditën e diel, duke i dhënë mundësi Verstappen t’i parakalojë të dy. Ndërsa sot ka ndryshuar mendim dhe ka thënë fjalë të ëmbla.

“Kemi të gjithë ditë të mira apo ditë të këqija. Jetojmë dhe mësojmë. Dje thashë që Valtteri la hapur dertën dhe njerëzit nisën të kritikojnë.

Jemi një skuadër, fitojmë dhe humbin si një e tillë, ndaj nuk ka vetëm një person përgjegjës. Mund të jesh në gjendje të na mundësh, por jo të na ndash. Me Valtteri do të vazhdojmë betejën në garën e radhës, jemi vëllezër”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat