Hamilton penalizohet me 5 vende në start

Formula 1

Hamilton penalizohet me 5 vende në start

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 22:00
Hamilton penalizohet me 5 vende në start

Komplikohet gjithnjë e më shumë rruga drejt mbrojtjes së titullit kampion për Lewis Hamilton.

Si të mos mjaftojë diferenca prej 19 pikësh me Verstappen kryesues, piloti britanik është detyruar të ndërrojë për herë të pestë paketën elektronike të makinës.

Hamilton ishte mjaft i shpejtë në provat e lira të Interlagos në Brazil, megjithatë pavarësisht pozicionimit, do të humbë 5 vende në start të dielën e garës, pikërisht për shkak të ndryshimit në motor.

Kjo e bën edhe më të vështirë marrjen e fitores për pilotin britanik, që kur kanë mbetur edhe 4 gara deri në fund, e sheh gjithmonë e më të vështirë mbrojtjen e titullit kampion në Formula 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat