Red Bull në panik pas Brazilit

Formula 1

Red Bull në panik pas Brazilit

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 15:00
Red Bull në panik pas Brazilit

Zhgënjimi në garën e Brazilit, ku Lewis Hamilton me Mercedes triumfoi duke lënë pas Max Verstappen me Red Bull, ka futur në panik makinën austriake.

Risitë e aplikuara te makina gjermane duket se dhanë efekt në pistën e Interlagos, ndërkohë që këtë fundjavë do të garohet në Katar.

“Me atë motor të ri që solli Mercedes në Brazil, shpejtësia në pjesën e drejtë ishte vërtet mahnitëse. Max nuk mundi të bënte asgjë për t’u mbrojtur, pasi dukej qartë që Mercedes ishte 30km/orë më i shpejtë se Red Bull.

Na vjen keq që humbëm, pasi ishim të parët në 75% të garës”, tha Chris Horner, drejtori sportiv i Red Bull.

“Tani na duhet të analizojmë gjithçka shpejt dhe të reagojmë për garën e radhës, pasi kemi përpara një pistë të shpejtë. Mendoj se do të sjellim një makinë të shpejtë, që të rivalizojë në pistë, duke i dhënë mundësi Max dhe Sergio të duelojnë për fitore”, u shpreh Horner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat