Yamaha letër Valentino Rosit

Formula 1

Yamaha letër Valentino Rosit

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 17:17
Yamaha letër Valentino Rosit

Të dielën në Valencia, Valentino Rosi i dha fund karrierës së tij në Moto GP.

“Doktori” do të kujtohet nga të gjithë si një prej pilotëve më të dashur dhe më të suksesshëm në historinë e motoçiklizmit botëror, aty ku numëron 9 tituj kampionë.

Me anë të një letre, Yamaha M1 ka vendosur t’i bëjë homazh pilotit legjendar italian, i cili për 16 vite ka qenë pjesë e skuadrës nga Ivata. Më poshtë ju pasqyrojmë letrën e plotë e skuadrës Yamaha, drejtuar 42-vjeçarit.

LETRA E YAMAHËS

“E kujtoj të shtunën e 24 janarit 2004, si të ishte dje. Takimi ynë i parë në Malajzi. E prisja një si ty prej kaq shumë kohësh. Isha nervoz, po ka qenë një dashuri me shikim të parë për të dy. E kuptova menjëherë që lidhja jonë do të ishte diçka vërtet speciale. Kemi pasur atë shkëndijën e papërsëritshme dhe të gjitha pjesët e pazëllit u ribashkuan.

Kemi fituar katër tituj botërorë në Moto GP dhe kemi bërë 56 gara bashkë. U kemi dhuruar gëzim miliona njerëzve në mbarë botën dhe kemi krijuar kujtime që nuk do të shuhen kurrë. Kemi bërë historinë, sepse kemi punuar së bashku dhe kemi nxjerrë më të mirën nga njëri-tjetri. Më riktheve përsëri të fortë.

Më dhe respekt përsëri. Më bëre të dashuroj përsëri. Vetëm ti, Valentino, e kishe fuqinë ta bëje. Kemi përjetuar shumë aventura të papërsëritshme. Kemi udhëtimet tona speciale në Laguna Seka 2008 dhe Katalonjë 2009. Askush nuk ishte si ne në ato ditë, apo jo? Edhe në Asen 2009 kur të ndihmova të fitoje garën e 100-të. Ishte magjike!

Të kam shoqëruar për 16 vite në karrierën tënde të pabesueshme. Por edhe ti më ke pasur në zemër. Nga Muxhelo në Motegi, nga Silverston në Sepang dhe nga Barcelona në Buriram. Gjithnjë kemi dhënë gjithçka për njëri-tjetrin. Një thesar i çmuar mbeten edhe diskutimet që kemi pasur në radhën e nisjes. Ishim unë dhe ti kundër të gjithë botës. Ti dhe unë kishim moton ‘Ose garojmë, ose vdesim’. Por, për fat të keq, edhe historitë më të bukura të dashurisë përfundojnë. Valentino, je pjesë imja. Pjesë e historisë sime.

Historia jonë është një lidhje vërtet speciale dhe do të më mungosh më shumë sesa mund ta imagjinosh. Faleminderit Valentino. Me dashuri, Yamaha jote M1″.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat