Verstapen: Incidenti? Do të bëja sërish të njëjtën manovër

Formula 1

Verstapen: Incidenti? Do të bëja sërish të njëjtën manovër

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 11:52
Verstapen: Incidenti? Do të bëja sërish të njëjtën manovër

Maks Verstapen, piloti holandez i “Red Bull”, përgatitet për garën e radhës në Katar dhe nuk e vret mendjen shumë për atë që ndodhi 5 ditë më parë në Brazil.

Sot pritet që FIA të marrë një vendim në lidhje me një incident që ndodhi në xhiron e 48-të në pistën e “Interlagos”-it mes tij dhe Luis Hamiltonit (Mercedes), kur të dy pilotët dolën jashtë piste.

“Jemi pilotë dhe e dimë se çfarë mund dhe nuk mund të bëjmë me makinën tonë. Po duelonim fort, gomat ishin të konsumuara dhe në frenim kapin me vonesë. Nëse do të isha kthyer më shumë në të majtën do të isha rrotulluar 360 gradë.

Unë përpiqem të kontrolloj makinën time dhe sot do të bëja sërish të njëjtën manovër. Nuk kam nevojë të rishoh pamjet, pasi në timon isha unë dhe e di saktësisht se çfarë ndodhi. Unë mendoj se ishte një betejë e fortë, ku u argëtuam të gjithë. Ata fituan pasi ishin më të shpejtë.

Nuk më intereson se çfarë bën Mercedes, nëse kërkon rishikm të pamjeve, kjo është normale. Edhe nëse me panlizojnë, nuk është fundi i botës”, tha mes tjerash Verstapeni.

Gara e ardhshme në Formula 1, do të zhvillohet në Katar, më 21 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat