Mercedes më i shpejtë

Formula 1

Mercedes më i shpejtë

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 12:48
Mercedes më i shpejtë

Tri garat e fundit të këtij botërori të Formula 1 janë fituar nga Lewis Hamilton me Mercedes, që arriti të rikuperojë disavantazhin me Max Verstappen. Tashmë dy pilotët kanë nga 369.5 pikë, ndërkohë që titulli kampion do të vendoset këtë të diel, në garën e Abu Dhabi.

Hamilton dhe Mercedes kanë treguar në tri garat e fundit se janë më superior se Red Bull, kjo edhe për meritë të motorit të makinës gjermane. “Mercedes ka makinën më të mirë e të shpejtë.

Njerëzit nuk e kuptojnë se ne nuk kemi patur njëvendëshen më të mirë këtë sezon”, tha Horner, sheif i Red Bull.

“Gjithsesi, asgjë nuk është e përfunduar, pasi Max është një luftëtar dhe nëse ka një pilot që e meriton titullin është ai. Ka pilotuar në mënyrë të shkëlqyer gjithë vitin.

Ne do të sulmojmë dhe do të luftojmë deri në momentin e fundit për të fituar titullin kampion dhe nuk dorëzohemi”, tha Horner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat