Verstappen më i shpejti në provat e para të lira

Formula 1

Verstappen më i shpejti në provat e para të lira

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 12:45
Verstappen më i shpejti në provat e para të lira

Max Verstappen me Red Bull ishte më i shpejti në përfundim të sesionit të parë të lira, që u zhvilluan sot në mesditë në pistën e Yas Marina, në Adu Dhabi. Piloti holandez dha kohën 1’25”009, duke lënë pas dy pilotët e Mercedes.

I dyti u rendit Valtteri Bottas, që la pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton. Ndërsa i katërti u klasifikua Sergio Perez me makinën tjetër Red Bull. Në këtë garë, e fundit e këtij sezoni, do të vendoset titulli kampion për pilotë dhe konstruktorë në Formula 1.

Mirë u paraqitën në këto prova dy makinat Alpha Tauri, në vendet 5-7, ndërsa Ferrari u klasifikua në vendet 8-9 me Leclerc e Sainz. Sot pasdite do të zhvillohet sesioni i dytë i provave të lira dhe nesër ato zyrtare për “pole position”.

Siç dihet, Verstappen e Hamilton kanë nga 369.5 pilë secili dhe duelojnë për titullin kampion këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat