Giovinazzi i dedikon “kaskën”

Formula 1

Giovinazzi i dedikon “kaskën”

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 12:48
Giovinazzi i dedikon “kaskën”

Piloti italian Antonio Giovinazzi do të garojë për herë të fundit në Formula 1 këtë fundjavë në Abu Dhabi, pasi skuadra e Alfa Romeos ka vendosur të mos i ofrojë rinovimin e kontratës dhe ta zëvendësojë me një pilot nga Kina.

Vetë italiani pranoi se paratë janë ato që kanë ndikuar në zgjidhjen e Alfa Romeos dhe njoftoi se duke nisur nga sezoni I ardhshëm do të garojë në Formula E, ndërsa në garën e fundit ka menduar edhe për një dedikim të veçantë.

Antonio Giovinazzi do të garojë me një kaskë të dedikuar për shokun e tij të skuadrës, Kimi Raikkonen, pasi ka shkruar në të “Thanks Kimi”, teksa nuk e ka fshehur mirënjohjen për finlandezin që e ka ndihmuar jo pak me këshillat e tij në bokse.

“Është ora të festojmë për një legjendë, është koha të falënderoj një mik”, shkruan Giovinazzi në nderim të Raikkonen, që gjithashtu do të garojë për herë të fundit në Formula 1, pasi ka vendosur të tërhiqet nga ky sport.

Piloti 42-vjeçar finlandez ka debutuar në Formula 1 në vitin 2001 dhe ka fituar titullin e vetëm kampion bote me Ferrarin në 2007-ën, ndërsa në periudhën 2009-2011 u tërhoq përkohësisht, për të garuar në Rally e më pas u rikthyer sërish te njëvendëshet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat