Hamilton i kërkon ndihmë Bottas

Formula 1

Hamilton i kërkon ndihmë Bottas

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 12:05
Hamilton i kërkon ndihmë Bottas

Lewis Hamilton e ka cilësuar prej kohësh Valtteri Bottas si shokun më të mirë të skuadrës që ka patur gjatë gjithë karrierës së tij.

Në prag të garës së fundit të këtij sezoni, ku Hamilton duelon për titullin kampion me Max Verstappen, piloti britanik i ka kërkuar ndihmë finlandezit për ta fituar edhe këtë trofe.

“Kemi përshkruar shumë rrugë së bashku, unë dhe Valtteri Bottas.

Le t’i bëjmë gjërat madhështore edhe për garën tonë të fundit si shokë skuadre”, u shpreh Lewis Hamilton. Për finlandezin kjo është gara e fundit si pilot i makinës Mercedes, pasi seoznin e ardhshëm do të garojë me Alfa Romeo Racing.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat