Verstappen: Mos u tërhiq

Formula 1

Verstappen: Mos u tërhiq

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 12:35
Verstappen: Mos u tërhiq

Max Verstappen, i saposhpallur kampion bote në Formula 1, pas garës dramatike në Abu Dhabi, ka rrëfyer se në xhiron e fundit ka qenë shumë i tensionuar në njëvendëshen e tij Red Bull.

Në atë xhiro ai arriti të parakalojë rivalin e tij për titull, Lewis Hamilton. Edhe pse për fansat mund të jetë dukur një parakalim i lehtë, me Verstappen që kishte gomat e buta, për 24-vjeçarin ajo xhiro ka qenë një makth i vërtetë.

“Në atë garë besova deri në fund te fitorja, se ndonjë episod do të më ndihmonte dhe ashtu ndodhi. E dija që në atë xhiro të fundit kisha vetëm një shans dhe ia dola mbanë.

Në atë xhiro kam qenë i ngurtë në makinë, pasi më kishte kapur ngërçi në këmbë. Shtypja gazin dhe shtrëngoja fort dhëmbët nga dhimbja. I thoja vetes vazhdo, mos u tërhiq, pasi dhimbja ishte vërtet e padurueshme”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat