Bottas rikthehet te Mercedes në rast se Hamilton tërhiqet

Formula 1

Bottas rikthehet te Mercedes në rast se Hamilton tërhiqet

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 11:40
Bottas rikthehet te Mercedes në rast se Hamilton tërhiqet

Zërat se Lewis Hamilton mund të tërhiqet nga garat e Formula 1 pas zhgënjimit që pësoi një javë më parë në Abu Dhabi janë shtuar.

Mediat britanike konfirmoi se 7 herë kampioni i botës ende nuk ka vendosur nëse do të vijojë të garojë apo jo, pasi ndjehet i zhgënjyer nga ngjarjet që ndodhen në pistën e Yas Marina, që i hoqën titullin kampion.

Edhe vetë Toto Wolff ka pranuar se britaniku mund të tërhiqet, ndaj te Mercedes po marrin masat ndaj çdo të papriture. Mësohet se finlandezi Valtteri Bottas, që mbylli këtë sezon aventurën e tij me makinën gjermane për të firmosur me Alfa Romeo Racing, mund të rikthehet te Mercedes edhe për një vit. Ndërsa vendin e tij te Alfa Romeo do ta zërë Nyck De Vries.

Gjithçka do të varet nga Lewis Hamilton edhe pse piloti firmosi këtë verë një kontratë 2-vjeçare me Mercedes. Te makina gjermane për momentin i vetmi pilot i sigurt është George Russell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat