Rikthimi në pistë më pranë

Formula 1

Rikthimi në pistë më pranë

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 12:29
Rikthimi në pistë më pranë

Piloti spanjoll Marc Marquez ka bërë progrese në kurimin e diplopia, sëmundja që ka lidhje me shikimin dhe që ka ndalur 8 herë kampionin e botës në garat e motoçiklizmit.

Ai nuk mori pjesë në dy garat e fundit të këtij sezoni në MotoGP dhe është pushim absolut prej më shumë se një muaji, duke vënë në rrezik edhe pjesëmarrjen sezonin e ri.

Gjithsesi, Honda bën me dije se Marc Marquez ka një përmirësim në shikim (kishte vizion të dyfishtë të imazheve) dhe se vizitat e fundit te okulisti japin sinjale pozitive.

Pra, lajme të mira që afrojnë rikthimin e spanjollit në pistë që në testet e para dimërore. Objektivi është që Marquez të jetë në testet që zhvillohen në Sepang, më 5-6 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat