Vettel: Synoj titullin

Formula 1

Vettel: Synoj titullin

Më: 7 janar 2022 Në ora: 13:24
Vettel: Synoj titullin

Pas eksperiencave në Formula 1 me Red Bull e Ferrari, piloti veteran gjerman Sebastian Vettel kaloi te skuadra e Aston Martin. Sezoni i parë nuk shkoi ashtu sikurse pritej, me Vettel që u klasifikua në vendin e 12-të për pilotë, duke korrur një vend të dytë në pistën e Baku.

“Unë ndjej përgjegjësinë për ta çuar Aston Martin në majat e Formula 1.

Motivimi nuk na mungon dhe mundohemi të përmirësohemi të gjithë së bashku. Rregullat e reja që do të aplikohen këtë vit do të na japing mundësi të duelojmë për fitore, por duhet të kuptojmë se sa do të jetë në gjendje makina të bëjë hapin e madh përpara”, tha Vettel.

4 herë kampioni i botës në Formula 1 i dërgon një mesazh të qartë skuadrës:

“Unë nuk garoj në Formula 1 vetëm për “show”, për të bërë publike mesazhet e mia sociale. Unë dua të garoj për të fituar. Zjarri brenda meje për të fituar është sërish i ndezur, ndaj dua një makinë të fortë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat