Botërori i Formula 1 me 30 gara

Formula 1

Botërori i Formula 1 me 30 gara

Më: 9 janar 2022 Në ora: 12:53
Botërori i Formula 1 me 30 gara

Në sezonin 2021 të Formula 1 u zhvilluan 22 gara (nga 23 të parashikuara), ndërkohë që këtë vit në kalendarin e konfirmuar janë planifikuar 23 gara. Ky do të ishte një rekord për këtë sport, që vitet e fundit ka qenë gjithnjë në kërkim të pistave të reja dhe sponsorëve të rinj.

Sipsa presidentit të ri të Formula 1, Stefano Domenicali, ky sport ka mundësi që të shtrihet edhe më shumë përgjatë vitit, duke synuar një botëror me 30 gara.

“Nuk ka dyshim që FIA po kalon një moment pozitiv, si për sa i përket betejës në pistë ashtu dhe interesimit të publikut”, tha Domenicali.

“Nëse nuk do të kishim kaq shumë limite dhe probleme me pandeminë, duke parë kërkesat e shumta nga e gjithë bota, mund të shkojmë në një kalendar me 30 gara. Gjithsesi, kjo duket e vështirë për t’u realizuar”, tha presidenti i Formula 1.

“Duam të kuptojmë se cilat janë pistat dhe garat më të mira, që kanë stabilitet ekonomik. Kemi pista tradicionale dhe pista të reja që synojnë të hyjnë në kalendarin e garave. Këto janë projekte të cilat po i përpunojmë aktualisht”, tha Domenicali.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat