Ky vit do të jetë përplot me befasi

Formula 1

Ky vit do të jetë përplot me befasi

Më: 12 janar 2022 Në ora: 11:54
Leklerk

Skuderia “Ferrari” pret të bëjë një paraqitje edhe më të mirë këtë sezon në Formula 1. Te skuadra italiane presin shumë nga Sharll Leklerk, në sezonin e tij të katërt me “kokëkuqen”. Vjet, 24-vjeçari nuk arriti asnjë fitore (vetëm 2 pole position), ndërsa këtë sezon synon të duelojë për fitore.

“Jam përmirësuar ndjeshëm në menaxhimin e makinës gjatë garës, që ishte një nga pikat e mia të dobta.

Po mundohem të gjej ekuilibrin e duhur mes shpejtësisë që duhet ditën e shtunë në provat zyrtare dhe ritmit konstant të garës në ditën e diel.

Ky vit do të jetë më shumë surpriza, pasi do të aplikohen rregulla të reja si makinë, ndëkohë që edhe gomat janë ndryshe. Do të shohim se si mund të menaxhojmë gomat me makinat e reja dhe se sa i aftë do të jetë Ferrari të duelojë. Për mua ky sezon është një sfidë e vështirë dhe tërheqëse”, tha mes tjerash Leklerk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat