Vaksinim i detyrueshëm për pilotët

Formula 1

Vaksinim i detyrueshëm për pilotët

Më: 17 janar 2022 Në ora: 12:43
Vaksinim i detyrueshëm për pilotët

Kampionati në Formula 1, do të rikthehet në Australi, pas një pauze dyvjeçare, për shkak të pandemisë “Covid 19”. Drejtuesit e Formula 1, nuk dëshirojnë që të përsëriten situatat si me Novak Gjokoviçin, andaj kanë kërkuar që të gjithë anëtarët e ekipeve në Formula 1, të vaksinohen me kohë.

Karanavani prej 2 mijë personave do të paraqiten në 23 vende të ndryshme të botës, në sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye,  imunizimi i pilotëve dhe pjesës së tjetë të stafit, do të jetë e detyrueshme.

Sezonin e kaluar kishte mesatarisht nga 15 raste me “Covid 19” në çdo ndeshje dhe e njëjta pritet të përsëritet edhe këtë vit. Të gjithë besojnë se kjo nuk do të ndikon në luftën për titull, siç ishte rastin në mes Maks Verstapenit dhe Maks Hamiltonit.

Sezoni i ardhshëm në Formula 1, do të nis më 20 mars në Katar, ndërsa ekipet do të udhëtojnë për në Melburn, tre javë me vonë, më 10 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat