I mbijetoi aksidentit tragjik

Formula 1

I mbijetoi aksidentit tragjik

Më: 27 janar 2022 Në ora: 13:50
I mbijetoi aksidentit tragjik

Pilotja 25-vjeçare spanjolle Ana Carrasco do të garojë në kategorinë Moto3 sezonin e ri të garave të motoçiklizimit.

Ajo do të pilotojë motorin KTM, duke qenë e vetmja femër që do të zbresë në të njëjtat pista të MotoGP gjatë këtij sezoni.

Për Carrasco ky është një rikthim në pistë në këtë kategori, ku më parë ka garuar në vitet 2013-2015. Asokohe, rezultati i saj më i mirë ishte një vend i tetë.

Image

Një rikthim në pistë për Carrasco, që në shtator 2020, ishte protagoniste e një aksidenti të frikshëm në pistën e Estoril. Pas një aksidenti, ajo pa vdekjen në sy, duke pësuar fraktura në shumë vertebra.

Fotoja e postuar prej saj, ku tregon qepjet në kurriz pas operacionit, asokohe bëri xhiron e botës. Pilotja spanjolle ka zbritur që para dy ditësh në pistën e Jerez, për të testuar një motor të vjetër KTM.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat