Shefi i Williams i drejtpërdrejtë

Formula 1

Shefi i Williams i drejtpërdrejtë

Më: 30 janar 2022 Në ora: 11:44
Shefi i Williams i drejtpërdrejtë

Sezoni i ri i Formula 1 është “pas dere” teksa në muajin mars pilotët do të rikthehen në pistë për të dhuruar sërish emocione me shpejtësinë përtej limiteve. Por, mes panjohurive për sezonin e ri në lidhje me ndryshimet tek njëvendëshet përkatëse, është edhe e ardhmja e Leëis Hamilton.

Britaniku i cili pa t’i shpëtonte titulli numër tetë në xhiron e fundit të sezonit të kaluar prej Max Versttapen, tashmë nuk është i bindur nëse do të vazhdojë të pjesë e Mercedes dhe Formula 1.

Megjithatë, në lidhje me faktin se bota e shpejtësisë mund të humbasë një pilot të jashtëzakonshëm si Hamilton, ky fakt nuk e shqetëson aspak bosin e Williams, Jost Capito. Ky i fundit thekson se nuk i intereson nëse 37-vjeçari rikthehet apo jo në pistë, ndërsa shton se Hamilton mund t’i hapë vendin edhe të rinjve.

“As nuk më intereson fare, me të vërtetë që nuk më intereson.

Në Formula 1 gjithnjë flasin që nuk vend për të rinjtë, atëherë pse dikush që është Kampion i Botës për shtatë herë dhe që ka bërë mjaftueshëm për këtë sport, mos t’i hapë vend të rinjve? Nuk shoh asnjë arsye për të mos e bërë këtë”, u shpreh Capito.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat