Hamilton e Verstappen po rrezikojnë

Formula 1

Hamilton e Verstappen po rrezikojnë

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 11:59
Hamilton e Verstappen po rrezikojnë

Ish-kampioni i botës në Formula 1, finlnandezi Mika Hakkinen, ka folur sot për sezonin e ri që pritet të nisë pas 50 ditësh. Ai ka dhënë komentin e tij për sfidën mes Lewis Hamilton e Max Verstappen, që sipas finlandezit, 2 herë kampion bote, rrezikojnë të prishin karrierën e njëri-tjetrit.

Hakkinen i referohet edhe incidenteve që ata kanë patur gjatë sezonit të fundit, që sollën atë mbyllje aspak të këndshme të kampionatit në garën e Abu Dhabi, mes shumë polemikave.

“Ata po rrezikojnë shumë në pistë, me shumë kontakte, dalje jashtë piste etj.

Duhet rivalitet, por jo inate dhe egërsi. Kështu ata rrezikojnë të përplasen në çdo garë dhe të rrezikojnë karrierën e tyre, duke dëmtuar njëri-tjetrin e duke mos marrë pikë apo të penalizohen”, tha Hakkinen.

“Me kaq shumë kontakte e aksidente mes tyre mund të rrezikojnë jetën e tyre, pasi garohet me shpejtësi të mëdha dhe një gabim apo dalje jashtë piste mund të jetë fatal. Dy makinat sipër njëra-tjetrës në Monza ishte e rrezikshme, ndaj duhet kujdes”, tha Hakkinen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat