McLaren prezanton makinën

Formula 1

McLaren prezanton makinën

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 11:03
McLaren prezanton makinën

McLaren bëhet skuadra e katërt e Formula 1 që zbulon njëvendëshen e saj në prag të sezonit të ri që nis psa dy javësh (testet e para dimërore).

Makina britanike, që edhe këtë vit do të pilotohet nga Daniel Ricciardo e Lando Norris, e nis këtë vit me ambicje të mëdha. Objektivi i saj është të duelojë për fitore, për t’u hakmarrë ndaj Ferrarit dhe të ndalë hegjemoninë e Mercedes e Red Bull.

Njëvendëshja e re britanike do të quhet MCL36 dhe pamja e jashtme ka mjaft ndryshme nga ajo e një viti më parë. Natyrisht duke zbatuar rregullat e reja të garës që do të hyjnë në fuqi këtë vit, por edhe në pamjen e jashtme.

Një makinë me ngjyrë portokalli dhe disa shirita blu e hapur, por edhe me të zezë. McLaren pritet të jetë surpriza e këtij sezoni në Formula 1, për të dueluar për fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat