Rrogë marramendëse për kampionin e botës

Formula 1

Rrogë marramendëse për kampionin e botës

Më: 2 mars 2022 Në ora: 14:08
Max Verstappen

Piloti holandez Max Verstappen është pranë rinovimit të kontratës me Red Bull. Kontrata aktuale e kampionit të botës në Formula 1 skadon në vitin 2025, ndërkohë që e reja do të zgjasë deri në vitin 2027.

Jo vetëm kaq, por rroga e Verstappen pritet të pësojë një hop të madh, nga 22 milionë euro që përfiton aktualisht në 46.5 milionë euro. Pra, më shumë se dyfishin e pagës aktuale, duke kaluar edhe Lewis Hamilton.

Duket qartë se drejtuesit e makinës austriake nuk dëshirojnë të lënë Verstappen të largohet, ndaj janë gati ta kënaqin me kushtet që ai propozon. Natyrisht duke pretenduar nga piloti edhe titullin kampion për konstruktorë.

Sipas mediave britanike, palët kanë rnë dakord dhe pritet të zyrtarizohet rinovimi i kontratës së re para se të nisin garat e këtij viti. Me kontratën e re, Verstappen do të qëndrojë te Red Bull deri në moshën 30-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat