Ferrari synon një tjetër triumf

Formula 1

Ferrari synon një tjetër triumf

Më: 25 mars 2022 Në ora: 12:04
Ferrari synon një tjetër triumf

Pas triumfit një javë më parë në garën e Bahrein, Charles Leclerc përgatitet për sfidën e dytë, atë që zhvillohet këtë fundjvë në pistën e Jeda. Ferrari arriti një rezultat fantastik në garën e parë, duk u renditur në dy vendet e para (Carlos Sainz doli i dyti).

“Duam të mbajmë këtë ritëm edhe në këtë garë të dytë.

Kjo është një pistë ndryshe nga ajo e Bahrein dhe duhet të kuptojmë se cilat janë vlerat tona në një pistë të shpejtë”, u shpreh Charles Leclerc.

“Pista e Jeda është e shpejtë dhe ku gabimi paguhet shtrenjtë, ndaj duhet të evitojmë kontaktet, sidomos në start. Çdo aksident mund të na kushtojë shtrenjtë.

Ne shpresojmë të duelojmë fort me Red Bull dhe makinat e tjera”, tha piloti i “kokëkues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat