Leclerc me këmbë në tokë

Formula 1

Leclerc me këmbë në tokë

Më: 31 mars 2022 Në ora: 12:53
Leclerc me këmbë në tokë

Një fitore dhe një vend i dytë në dy garat e para sezonale janë një start i mirë i sezonit të Formula 1 për pilotin monogask të Ferrarit, Charles Leclerc.

Ai kishte mundësinë të triumfonte në të dyja garat, por në pistën e Jeda u parakalua nga Verstappen 4 xhiro nga fundi. Më pas, flamuri i verdhë e pengoi të parakalojë holandezin.

“Jam i lumtur për mënyrën se si ka nisur ky sezon. punoj në harmoni të përkryer me skuadrën dhe përgatitja është e shkëlqyer. Në përgjithësi, ndihem mirë te makina e re. Gjithsesi, unë nuk e di nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të fituar titullin kampion bote këtë sezon, por ne nuk heqim dorë”, u shpreh Leclerc.

“Sezoni është ende në hapat e tij të para. Është shpejt për të themi se do të jemi kampionë, por le të themi që nisja e tij është pozitive. Unë mendoj se zhvillimi i mëtejshëm i makinës do të jetë i rëndësishëm për  të arritur të objektivat që ne kemi. Ne si pilotë duhet të ndihmojmë skuadrën për t’ia dalë mbanë dhe të jemi kompetitivë”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat