Ferrari publikon fotot e modelit të ri!

Formula 1

Ferrari publikon fotot e modelit të ri!

Më: 12 prill 2022 Në ora: 18:13
Ferrari publikon fotot e modelit të ri

Ferrari publikon fotot e modelit të ri!

Ferrari është rikthyer në nivele të larta në Formula 1, teksa pas tre garave të para, ka fituar dy me francezin Charles Leclerc, ndërsa konstruktori italian i makinave po punon paralelisht edhe në aspektin komercial.

Kështu prej kohësh ka nisur puna për prodhimin e modelit 296 GT3, që pritet të dalë në treg në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të ‘nxjerrë në pension” modelin e vjetër 488 GT3.

E në pritje për ta parë nëpër sallone, konstruktori me qendër në Maranello, ka nxjerrë në qarkullim edhe imazhet e para të makinës, që shumë shpejt do të jetë në treg, ndonëse me një çmim që jo kushdo mund ta çojë ndërmend ta blejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat