Rossi rikthehet në garat e MotoGP

Formula 1

Rossi rikthehet në garat e MotoGP

Më: 26 prill 2022 Në ora: 11:29
Rossi rikthehet në garat e MotoGP

Fundjavën e kaluar, në pistën portugeze të Portimao, ku u zhvillua gara e radhës e botërorit të MotoGP, ka qenë i pranishëm edhe ish-piloti italian Valentino Rosi. Ikona e këtij sporti, 9 herë kampion bote në garat e motoçiklizmit, u tërhoq nga garat në fund të vitit të kaluar.

Gjithsesi, emri i tij është ende në këtë sport, me skuadrën e Mooney VR46 Racing Team. Pas 5 garave të para, skuadra e Rossit ka grumbulluar 22 pikë, duke u klasifikuar në vendin e 10-të mes 12 skuadrave. Një debutim pozitiv për skuadrën e Valentino Rossi, që përdor motor “Ducati”.

Rossi ka qenë në Portimao jo për të garuar, por për të mbështetur skuadrën e tij. Në pistë zbresin vëllai i tij Luka Marini dhe Marco Bezecchi, që përpiqen të synojnë të përfundojnë garat në zonën e pikëve. Të gjithë kanë mbetur të mahnitur kur kanë parë Rossi në bokse, si dikur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat