Red Bull provokon Ferrarin

Formula 1

Red Bull provokon Ferrarin

Më: 26 prill 2022 Në ora: 13:43
Red Bull provokon Ferrarin

Paraqitja e shkëlqyer në garën e fundit të botërorit të Formula 1 zhvilluar në pistën e Imola (Itali), ka karikuar mjaft skuadrën Red Bull. Kampioni i botës Max Verstappen triumfoi si të shtunën në “garën sprint” ashtu dhe të dielën, në garën zyrtare, duke marrë 34 pikë të plota.

Sipas një prej drejtuesve të makinës austriake, Helmut Marko, modifikimet e kryera te Red Bull dhanë rezultat dhe se ky përmirësim do të vijojë deri në fund të sezonit. Ai shtoi se asnjë rival, përfshi edhe Ferrarin, nuk do të jetë në gjendje të rivalizojë Red Bull apo të sjellë ndryshime kaq rrënjësore në garat e ardhshme.

“Nuk mendoj se Ferrari do të ruajë ritmin tonë për sa i përket modifikimeve dhe të rejave që do të sjellë në makinën e saj.

Ky kampionat është mjaft interesant dhe shpresoj të shkojë i tillë deri në fund, ashtu si vjet. Ne sollën në Itali mjaft ndryshime, që dhanë rezultat, por nuk besoj se rivalët do të arrijnë të jenë kaq të fortë sa ne në këtë drejtim”, tha Marko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat