Te Ferrari e prisnin dështimin

Formula 1

Te Ferrari e prisnin dështimin

Më: 27 prill 2022 Në ora: 12:57
Te Ferrari e prisnin dështimin

Gara e Imola-s në Itali ka kthyer më këmbë në tokë skuadrën e “Ferrari”-t, i cili dominoi në Formula 1 këtë sezon, në tri garat e para.

Pas garës së “Imola”-s, makina “Red Bull”, që dominoi në çdo drejtim në pistën italiane, ngushtoi diferencat me “kokëkuqen”.

Tashmë Leklerk ka 27 pikë ndaj Verstapenit nga 46 që kishte para kësaj gare. Ndërsa Ferrari ka 11 pikë avantazh ndaj Red Bull nga 49 që kishte ditën e shtunë.

“Jemi të pakënaqur nga rezultati i kësaj gare, por nuk dekurajohemi. E dimë që disa gara këtë sezon mund të shkojnë keq për ne, por mendoj se kemi një makinë kompetitive”, tha Matia Binoto.

Drejtori sportiv i Ferrarit, mendon që tani për garën e radhës.

“Red Bull është një rival i fortë dhe e dimë që po e zhvillon më tej makinën e saj. Gjërat do të ndryshojnë nga gara në garë. Para dy javësh ishim ne më superiorë, në Itali ishin ata. Do të jetë një duel “kokë më kokë” në çdo garë, një ekuilibër që do të ndryshojë edhe nga rastësia.

Vendimtar në fitimin e titullit do të jetë zhvillimi i makinës dhe ne kemi disa modifikime që do t’i aplikojmë që në garën e radhës në Amerikë. Të shohim se si do të jetë kjo garë, një pistë qytetase e re dhe me shumë të panjohura për të gjithë”, u shpreh Binoto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat